Ligji për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE

REZULTATET DERI MË 31 DHJETOR 2021

Dritaret në kuadër të PRENumërVlera e KredisëVlera e GarancisëVlera mesatare e kredisëVlera mesatare e garancisë
Gjithsej PRE2,015105,555,70574,948,97352,38537,196
Dritarja e Grave në Biznes26911,736,2158,592,22243,62931,941
Dritarja e Bujqësisë1526,971,2005,226,91045,86334,388
Dritarja e Prodhimit39428,719,07419,943,85972,89150,619
Dritarja e Shërbimeve59325,453,74017,956,25542,92430,280
Dritarja e Tregtisë57231,840,87622,572,77755,66639,462
Dritarja Startup35834,600657,65023,84618,790
Gjithsej PRE
Numër 2,015
Vlera e Kredisë 105,555,705
Vlera e Garancisë 74,948,973
Vlera mesatare e kredisë 52,385
Vlera mesatare e garancisë 37,196
Dritarja e Grave në Biznes
Numër 269
Vlera e Kredisë 11,736,215
Vlera e Garancisë 8,592,222
Vlera mesatare e kredisë 43,629
Vlera mesatare e garancisë 31,941
Dritarja e Bujqësisë
Numër 152
Vlera e Kredisë 6,971,200
Vlera e Garancisë 5,226,910
Vlera mesatare e kredisë 45,863
Vlera mesatare e garancisë 34,388
Dritarja e Prodhimit
Numër 394
Vlera e Kredisë 28,719,074
Vlera e Garancisë 19,943,859
Vlera mesatare e kredisë 72,891
Vlera mesatare e garancisë 50,619
Dritarja e Shërbimeve
Numër 593
Vlera e Kredisë 25,453,740
Vlera e Garancisë 17,956,255
Vlera mesatare e kredisë 42,924
Vlera mesatare e garancisë 30,280
Dritarja e Tregtisë
Numër 572
Vlera e Kredisë 31,840,876
Vlera e Garancisë 22,572,777
Vlera mesatare e kredisë 55,666
Vlera mesatare e garancisë 39,462
Dritarja Startup
Numër 35
Vlera e Kredisë 834,600
Vlera e Garancisë 657,650
Vlera mesatare e kredisë 23,846
Vlera mesatare e garancisë 18,790

PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE PËRFUNDOI MË 31 DHJETOR 2021

Si në çdo vend në botë ashtu edhe në vendin tonë, pandemia COVID-19 ka shënuar ndikim negativ në ekonominë e vendit duke shkaktuar rënie të likuiditetit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla, dhe të Mesme (NMVM) pavarësisht aktivitetit. Natyrisht, kjo së pari ka prekur aktivitetet të cilat për shkak të pandemisë janë detyruar të punojnë me kapacitet të zvogëluar apo të mbyllen në tërësi.

Si përgjigje ndaj situatës pandemike nga COVID-19, Qeveria e Kosovës (QK) ka miratuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, një ndër masat e së cilës është sigurimi i likuiditetit financiar përmes skemës garantuese të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).

Një masë e tillë do të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit tonë.

Kthimi i konfidencës në sektorin bankar me qëllim të evitimit të ngërçit kreditor që më pastaj do të sillte mungesën e likuditetit në treg është identifikuar si njëra nga frontet që FKGK do të duhej të luftonte, gjatë dhe pas krizës COVID.

QËLLIMI I DRITAREVE TË PAKOS SË RIMËKËMBJES

  • Qasja në financa për ndërmarrjet e ndikuara nga kriza si dhe ndërmarrjet me rëndësi strategjike për ekonominë e Republikës së Kosovës;
  • Rritja e likuiditetit për NMVM-të.

PËRFITUESIT PËRFUNDIMTAR

Adresimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike bëhet përmes krijimit të dritareve garantuese për sektorë dhe segmente të caktuara të ndikuara nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Dritaret garantuese brenda kësaj Pakoje pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të të ndërlidhura me:

  1. Prodhimin
  2. Agrobizneset
  3. Shërbimin
  4. Tregtinë
  5. Gratë në biznes
  6. Start up

Dritarja Start-Up

NDËRMJETËSUESIT

Institucionet Partnere Financiare të FKGK-së siqë janë: Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., NLB Banka Sh.A., ProCredit Bank Kosovo J.S.C., Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C., TEB Sh.A., dhe Raiffeisen Leasing Kosovë.

Për më shumë: https://fondikgk.org/institucionet-financiare-partnere/

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni;
  • NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë;
  • Fermerët me Numër Identifikues të Farmerit;
  • Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës;
  • NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës;
  • NMVM-të që kanë dëshmuar histori pozitive kreditore (Klasifikimi – Standard A);
  • NMVM-të që kanë pasur performancë të mirë financiare para pandemisë.

KARAKTERISTIKAT, CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA PRE?

Kredità e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e PRE-së:

  • Shuma maksimale e kredisë është 1,000,000 EUR;
  • Shuma maksimale e garancisë është 250,000 EUR – 500,000 EUR*;
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj;
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

* shuma maksimale e garancisë për sektorin e prodhimit është deri në 500,000 EUR

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë. Rritja e përqindjes së garancisë nga 50% në 80%;
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 30%;
  • Tipi i garancisë: Një shfrytëzim;
  • Periudha e përfshirjes: Një vit (deri 31 dhjetor 2021)

CILAT JANË PËRFITIMET?

Për NMVM-të

  • Rritje e qasjes në financa
  • Potencialisht norma preferenciale të interesit
  • Reduktim i kolateralit
  • Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi
  • Qëndrueshmëri e biznesit - mundësi e dytë

Për Institucionet Partnere Financiare

  • Ulje e rrezikut kreditor
  • Ulje e kostos së rrezikut
  • Lirim i kapitalit
  • Rritje e portofolios kreditore

CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?

Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet Partnere Financiare (shih përgjigjen në pikën Ndërmjetësuesit) të FKGK-së.

Institucioni Partner Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë vet Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancin kreditore të FKGK-së.

PYETJET MË TË SHPESHTA

Duke pasur parasysh numrin e madh të pyetjeve që mund të kemi, ne kemi përpiluar një listë të pyetjeve të zakonshme që mund t'i gjeni këtu: https://fondikgk.org/pyetje-te-shpeshta/

LIGJI 07_L-016 PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE – COVID-19

Ligjin e aprovuar mund ta gjeni duke klikuar në këtë vegëz: Ligji 07_L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19

Ready for your yes?

Check eligibility in under 2 minutes.

Check Eligibility