Kodi i Qeverisjes Korporative dhe Kodi i Etikës i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) përcakton parimet, standardet dhe rregullat që udhëheqin qeverisjen e mirë dhe sjelljen etike në ushtrimin e veprimtarisë së FKGK-së.
Kodi promovon përgjegjësinë, transparencën, integritetin, paanshmërinë dhe respektimin e standardeve të larta etike, duke përcaktuar njëkohësisht parimet e sjelljes në marrëdhëniet brenda institucionit dhe me institucionet financiare partnere, donatorët dhe palët e tjera të interesit.
Kodi është miratuar nga Bordi i Drejtorëve i FKGK-së më 30 prill 2024 dhe ka hyrë në fuqi në datën e miratimit.