Ligji për themelimin e FKGK-së

Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore përcakton bazën ligjore për themelimin, organizimin dhe funksionimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), si entitet juridik i pavarur dhe autonom. Ligji, përcakton gjithashtu autorizimet, strukturën, qeverisjen dhe fushëveprimin e FKGK-së, si dhe parimet dhe procedurat për lëshimin e garancive kreditore.

Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e FKGK-së është miratuar më 14 dhjetor 2015 dhe ka hyrë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përkatësisht më 23 janar 2016. Ky ligj është ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-138, të miratuar më 4 gusht 2022, i cili ka hyrë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përkatësisht më 26 gusht 2022.

LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR THEMELIMIN E FKGK-SË

Ready for your yes?

Check eligibility in under 2 minutes.

Check Eligibility