Sinjalizimi
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është i përkushtuar në zbatimin e standardeve të larta të etikës, integritetit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Në këtë kuadër, FKGK synon të krijojë një mjedis të sigurt dhe të besueshëm, ku të punësuarit, bashkëpunëtorët dhe personat e tjerë që lidhen me veprimtarinë e FKGK-së mund të raportojnë lirshëm shqetësimet dhe parregullsitë e mundshme.
Çfarë është sinjalizimi?
Sinjalizimi është raportimi i veprimeve apo mosveprimeve që mund të përbëjnë shkelje ligjore, keqpërdorim, sjellje joetike apo parregullsi të tjera, si dhe për raste që cenojnë ose mund të cenojnë interesin publik.
Kush mund të sinjalizojë?
Sinjalizim mund të bëjë çdo i punësuar i FKGK-së apo person i jashtëm që raporton për një kërcënim ose cenim të interesit publik në kontekst të marrëdhënies së punës në FKGK apo që lidhet me veprimtarinë e FKGK-së.
Si mund të raportoni sinjalizimin?
Për rastet që lidhen me të punësuarit ose veprimtarinë e FKGK-së, sinjalizimi mund të dërgohet në adresën elektronike:
Për rastet që lidhen me Drejtorin Menaxhues ose anëtarët e Bordit të Drejtorëve të FKGK-së, sinjalizimi mund të dërgohet në adresën elektronike:
Përveç raportimit përmes postës elektronike, sinjalizimi mund të paraqitet edhe me shkrim, me postë ose gojarisht tek zyrtarët përgjegjës.
Mbrojtja dhe konfidencialiteti
FKGK siguron mbrojtjen e identitetit të sinjalizuesit, ruajtjen e fshehtësisë së burimit të informacionit dhe mbrojtjen nga veprimet e dëmshme. Informacioni i lidhur me sinjalizimin trajtohet në mënyrë konfidenciale, në përputhje me procedurën e brendshme dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e sinjalizuesve.
Si trajtohet sinjalizimi?
Të gjitha sinjalizimet pranohen dhe trajtohen me konfidencialitet, paanshmëri dhe kujdes, në përputhje me Procedurën për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e sinjalizuesve.